Ja se ç’ndodh mu në mes të Tiranës, tek “Kali i Skenderbeut”

 

Ja se ç'ndodh mu në zemër të Tiranes. Me sa duket deri në këto ditë të para, të gjithë të gjobiturit për urinim në publik, janë kapur në brigjet e Lanës, ndërsa vigjilenca e Policisë Bashkiake është fare e ulët në qendër të kryeqytetit.

Kjo video e publikuar në rrjetet sociale tregon një person që urinon poshtë monumentit të Skënderbeut dhe fare pranë zyrës së kryebashkiakut Veliaj, por askush s’e ka gjobitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari urinon i pashqetësuar, madje duke mbajtur dhe celularin në vesh. Më pas largohet i qetë, duke mbërthyer pantallonat në ecje e sipër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?