Ja se si Rama po mbledh me autobusë administratën në qytetet përreth Beratit

Ndërsa opozita po bëhet gati për protestën e madhe që do të mbahet nesër përballë Kryeministrisë, Rama po përgatitet të zhvillojë spektaklin e radhës duke mbledhur punonjës të administratës për të shitur sukseset e tij propagandistike në ERTV.

Siç shikohet edhe nga pamjet e mëposhtme, autobusë të shumtë  kanë parakaluar mesditën e sotme në Berat, për t’u shpërndarë më pas në qytetet përreth, aty ku do të mbledhin punonjësit e administratës të cilët do të shërbejnë si dekor i Ramës në mitingun e nesërm në këtë qytet.

Sipas informacioneve më të fundit, Rama do të qëndrojë dy ditë në Berat, ndërkohë që shoë i tij me administratën është kthyer në një skenar të lexueshëm sa herë ka protesta në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autobusët e Ramës për administratën janë shoqëruar nga protestuesit e Opozitës me thirrjet “Rama ik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?