Ja si do minitorohet nga ajri hashashi

 

Në Drejtorinë e Policisë së Shtetit sot u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme Italiane, Policisë së Shtetit dhe Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, me synim përcaktimin e modaliteteve për zhvillimin e misionit të monitorimit nga ajri me avionë të posaçëm për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike Canabis sativa.

Në këtë takim ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato, si dhe drejtues të tjerë të strukturave të luftës kundër drogës dhe të bashkëpunimit policor ndërkombëtar në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë delegacioni italian përbëhej nga funksionarë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, si dhe drejtues të Misionit Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri.

Po ashtu i pranishëm në këtë takim ishte dhe Drejtuesi i Misionit PAMECA IV  Giorgio Butini.

Nё fokus tё këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve tё monitorimit tё territorit pёrmes avionit tё posaçëm vёnё nё dispozicion nga Policia Italiane, masat pёr kontrollin  e territorit pas identifikimit tё sipёrfaqeve tё kultivuara, me qёllim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit tё pёrbashkёt pёr rezultatet, si dhe diskutimi mbi masat e sigurisё gjatё operacionit.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Z Qato,  Gjeneral Brigade Antonio Iraso nga Komanda e Përgjithshme e Guardia di Finanza, si dhe Drejtues i parë Dr. Carlo Verdiglione përfaqësues i Ministrisë së Brendshme-Policisë së Shtetit Itali, e cilësuan si mjaft të suksesshëm dhe të frytshëm bashkëpunimin e realizuar dhe operacionet e zhvilluara gjatë vitit të kaluar, ku u arritën rezultate mjaft domethënëse në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotik.e

Qato theksoi faktin se vitin e kaluar Policia e Shtetit e realizoi prioritetin për heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike dhe kjo u arrit falë angazhimit të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit, por edhe bashkëpunimit shumë të frytshëm dhe rezultativ me palën Italiane.

Po ashtu Z. Qato, gjatё këtij takimi bёri edhe njё ekspoze tё planit tё veprimit, lidhur me hapat qё do tё ndiqen pёr monitorimin dhe kontrollin e plotё tё territorit, plan i cili po zhvillohet me një intensitet të lartë, ku deri në këto momente nga strukturat e policisë janë asgjësuar mbi 59.000 bimë narkotike kanabis sativa.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike konfirmoi dhe një herë vullnetin e plotë dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për asgjësimin e çdo parcele të kultivuar me bimë narkotike dhe vënien para drejtësisë së autorëve të këtij kultivimi. Këtij qëllimi do ti shërbejë dhe bashkëpunimi me autoritetet ligjzbatuese italiane.

Megjithë angazhimin që strukturat e Policisë së Shtetit do të kenë për të garantuar zhvillimin në siguri të plotë të procesit zgjedhor, për asnjë moment nuk do të reshtin detyrat që ato kanë për kontrollin e plotë të territorit, grumbullimin e informacioneve, identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara më bimë narkotike dhe asgjësimin e tyre, – theksoi Z. Qato.

Pjesëmarrësit në këtë takim theksuan faktin se të gjitha rezultatet e arritura në kuadër të këtij operacioni do të bëhen të ditura hap pas hapi në transparencë të plotë për mediat dhe përmes tyre dhe për publikun.

Me përcaktimin e modaliteteve tashmë së shpejti, ku do tё nisё dhe monitorimi pёrmes avionit, proces i cili do tё pasohet nga veprimet nё terren tё forcave vendore tё policisё tё mbёshtetura nga forcat speciale, me qёllim asgjësimin e sipërfaqeve tё konstatuara.

Mbёshtetja e dhёnё nga Ministria e Brendshme Italiane, Policia Italiane dhe Komanda e Përgjithshme e Guardia di Finanza, përbën njё kontribut të rёndёsishёm nё hapat e ndёrmarrё nga Policia e Shtetit pёr tё goditur me vendosmëri kultivimin e bimëve narkotike.

 

SHKARKO APP