Ja si do të jetë protesta e ditës së hënë, flet studenti i ekselencës

Protesta e studentëve po hyn në javen e saj të tretë. Dhe gjatë ditës së sotme studentët u janë bashkuar edhe protestuesit e Unazës së Re por edhe një pjesë e atyre që po protestojnë kundër çmimit të naftës.

I ftuar në studion e Fax News, studenti i Fakultetit Ekonomik, Igli Tola tha se ne kemi kërkuar ndryshime në ligj nga qeveria pasi vetë universiteti nuk ka ofruar një zgjidhje dhe ka treguar që i vetëm nuk mund t’a ofrojë dot.

Ai tha se problematika më e madhe e këtij vendi është kasta politike. Sipas tij politika sot nuk është nja habitat që na përfshin neve, apo elitarëve të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se a mund të çojë kjo protestë në krijimin e një lëvizje të re politike, Tola u përgjigj se nga lëvizja studentore nuk ka interes politik pavarësisht se tezat tona janë politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi patur një mbështetje të madhe dhe të gjerë dhe nëse ky do ishte synimi ynë, do e kishim bërë, por  nuk është dëshira jonë të krijojmë një lëvizje politike. Ne nuk mund të shkundim dot Shqipërinë por auditoret tona i kemi bërë të reflektojnë dhe të kuptojnë se situata në arsimin e lartë nuk është e mirë”.

Ndryshe nga si është shprehur të hënën e kaluar, ku Tola tha se protesta nuk do të jetë politike dhe në të nuk do të marrin pjesë përfaqësuëes të politikës, ai u shpreh se nuk do t’i ndalojmë të rinjtë e forumeve rinore politike që të të marrin pjesë në protestë të hënën e ardhshëm.

“Në protestën e ditës së hënë mund të vijë çdo i ri që bën pjesë në forumet rinore të partive politike. Të rinjtë nuk e shohin vetën as majtas as djathtas për faktin se kjo që po kalojmë është pikërisht produkt politik.” – tha ai.

Igli Tola u shpreh se ne protestojmë për vete si studentë por edhe për brezat që vijnë sepse të gjithë kemi vëllezër apo motra më të vogël të cilët do të frekuentojnë universitetin, dhe sipas tij ata nuk mund të studiojnë dot me këtë lloj sistemi.

“Në fakultetin ekonomik nuk ka funksionuar respektimi i hirearkisë së vendimarrjes dhe respektimi e studentëve dhe të drejtave të tyre në këtë aspekt. Gjithashtu ka mungesa auditorëesh, kushte mizerable në konvikte, por këto janë gjëra bazike. Ajo që na shqetëson më së shumti është niveli akademik dhe shkencor,” – tha studenti Igli Tola.

Ai shtoi se nuk mund të jetosh në një ambent të ngjashem dhe me kushte të një stalle dhe të pretendosh që të japësh rezultat akademik dhe profesional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?