Ja si do transformohet Piramida, Veliaj: Punimet nisin këtë verë (Foto)
Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile projektit të Bashkisë së Tiranës për një nga investimet më strategjike, atë të transformimit të Piramidës në qendër teknologjie.
Deklarata u bë nga kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak ku theksoi se bashkë me Fondin Shqiptaro-Amerikan do të nisin shumë shpejt edhe punimet.
“Dua të informoj Këshillin se Bashkia e Tiranës u pajis nga qeveria shqiptare me lejen për të bërë ndërhyrje tek Piramida, kërkoi një leje nga KKT, duke qenë se është një monument i mbrojtur dhe duke qenë se edhe ndërhyrjet do jenë të specializuara për të ruajtur integritetin e asaj ndërtese e cila në bashkëpunim me miqtë dhe aleatët tanë strategjikë në transformimin e Tiranës, me FSHA, ne do fillojmë punimet këtë verë për transformimin e Piramidës”,- tha ai.