Ja si duket harta sizmologjike e Shqipërisë sot (FOTO)
Qendra Evropiane Mesdhetare e Sizmologjisë EMSC ka njoftuar se në Shqipëri është ulur numri i pasgoditjeve 24 orët e fundit si dhe magnituda e tyre. Duke iu përgjigjur një mesazhi të një qytetari, i cili pyet nëse është e vërtetë që prej 6 orësh nuk ka pasur pasgoditje apo nëse aplikacioni i njoftimeve nuk funksionin, EMSC shkruan në Twitter se lëkundja e fundit e regjistruar në rrjetet sizmike, është ajo e rreth tre orëve më parë, me një magnitudë prej 2.6 ballë. “Nuk kemi asnjë indicie se kjo lëkundje është ndjerë, ose njerëzit janë mësuar dhe nuk raportojnë më për lëkundjet e lehta. Në çdo rast, ky është një lajm i mirë. Duket se shkalla e tërmetit është duke rënë”, thuhet në këtë njoftim zyrtar të EMSC.
EMSC ka publikuar dhe hartën e 7 ditëve të fundit të tërmeteve në Shqipëri. Pamjet tregojnë aktivitetin e pazakontë që ka kaluar vendi që nga 26 nëntori.
Çdo rreth në hartë përfaqëson epiqendrën e një tërmeti. Me të verdhë janë tërmetet që kanë rënë gjatë 7 ditëve të fundit, me të kuqe tërmetet e 24 orëve të fundit.

Në foto: Hartë e qendrës sizmiologjike EMSC për tërmetet në Shqipëri. Çdo rreth përfaqëson epiqendrën e një tërmeti. Me të verdhë janë tërmetet që kanë rënë gjatë 7 ditëve të fundit, me të kuqe tërmetet e 24 orëve të fundit.

KOHA JONË SONDAZH

