Ja si po transformohet blloku i banimit në Laprakë

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet e saj në të gjithë kryeqytetin për rehabilitimin e blloqeve të pallateve.  Ndërmarrjet e Bashkisë po vijojnë me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e sipërfaqes  1000m2 në bllokun e pallateve tek Rr. “Pandi Dardha”. Deri më tani, falë kësaj ndërhyrje është bërë i mundur rikonstruksioni dhe sistemimi i të gjithë segmenteve rrugore dhe shesheve. Një kujdes i veçantë i është kushtuar dhe vendeve për kalimin e këmbësorëve në rrugë, për të mundësuar lëvizjen e lirshme të personave me aftësi të kufizuar, si dhe karrocave me fëmijë.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndërtimit të rrugicave pedonale mes shesheve.  Gjithashtu, po punohet për vendparkimet për automjetet, ndriçimin dhe për gjelbërimin e shesheve ndërmjet pallateve dhe vendosjen e stolave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?