Ja si pritet të jetë moti sot dhe në ditët në vijim

Moti i kthjellët do të na shoqërojë edhe në pjesën e mbetur në këtë javë të parë të muajit shtator. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.

Dita do të nisë e kthjellët dhe në mesditë do të kemi zhvillim të vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura por kalimtare. Temperaturat pritet të kenë një rënie të lehtë prej 1-2°C në vlerat e mëngjesit ndërsa ato të mesditës në pothuajse të njëjtat vlera me ato të ditës së sotme (32-35°C).

Për të gjithë ata që e kanë shijuar këtë mot të freskët, ky është një lajm i mirë e ndërsa për ato që i kanë lënë pushimet në shtator dhe janë në kërkim të diellit, sigurisht që jo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?