Ja si u rrah biznesmeni i huaj në Shqipëri

Policia ka dhënë detaje mbi rrahjen e biznesmenit libanez me pasaportë amerikane, Faad Mitri. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas sherrit për përplasjen e dy automjeteve në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit. Në një prej makinave udhëtonte si pasagjer dhe biznesmeni i huaj.

“Pas përplasjes ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat.  Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqipëri me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, “grupi hetimor po punonë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin që do të ndërtojë resorin turistik tek Gjiri i Lalzit. Policia ka rrethuar të gjithë zonën e spitalit, ndërkohë që mësohet se aty kanë mbërritur edhe shumë ministra e zyrtarë të Qeverisë. Burimet sqarojnë se në spital ndodhen ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi, ish-ministri Ilirjan Celibashi, deputeti dhe kryetari i PR Fatmir Mediu etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?