Ja skema se si kamikazët shpërthyen eksplozivët në aeroport

Fotoja e shpërndarë nga policia belge paraqet tre burra, mundësish terroristët që shpërthyen në aeroportin e Zavente,. Foto e cila është kapur nga kamerat e sigurisë në aeroport.

Në imazhe duken dy burra që mbajnë të veshur bluza të zeza dhe shtyjnë dy karroca dore.

Në distancë është një tjetër burrë që është i veshur në mënyrë të ndryshme, me veshje të çeluara dhe kapele në kokë.

Sipas informatave të para dy të parët mund të jenë ata që kanë kryer shpërthimin në aeroport, ndërsa i treti është akoma në kërkim.

Nga foto vihet re si dy nga të dyshuarit si kamikazë shtyjnë dy karrelat bagazhe, ku secili ka të mbathur vetëm një dorezë në dorën e majtë.

Sipas hipotezave të para, dorezat kanë shërbyer për të fshehur detonatorët e bombave që shpërthyen në aeroport.

SHKARKO APP