Ja të burgosurit që përfitojnë nga amnistia, dalin nesër

Qeveria shqiptari miratoi në fund të dhjetorit amnistinë për të burgosurit. Ishte Ministria e Drejtësisë, e cila vendosi kriteret se cilët persona do të përfitonin nga kjo amnisti. Ndërsa në seancën e fundit të vitit 2016, parlamenti votoi draftin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Personat që kanë përfituar nga amnistia do të lirohen nesër. Mësohet se në mesin e atyre që do të lenë qelinë ditën e nesërme janë 18 gra dhe 8 të mitur.

Po ashtu, bëhet e ditur se nga burgu i Fierit do të jenë 152 persona që do të fitojnë lirinë, më shumë se nga çdo burg tjetër në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ligjit të miratuar përfituesit janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet për dënime të dhëna deri në datën 25 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi;

2. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet;

3. Amnistohen personat e dënuar femra, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55 vjeç;

4. Amnistohen personat e dënuar meshkuj, që, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç; 5. Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, pavarësisht nga ndalimet e nenit 4 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 87, në paragrafin e dytë, të nenit 88, në nenet 100, 101, 103, 104, 107/a, 108, 109, 110/a, 139, 140, 141, 234/a, 234/b, 278/a, 282/a, 283/a, 333, 333/a e 334 të Kodit Penal. Nuk përfitojnë nga kjo pikë përsëritësit e së njëjtës vepër penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?