Ja zonat që nuk kanë ujë në Tiranë

 

Ujësjellës kanalizimet Tiranë (UKT) thote se shkak për kufizimet e gjata të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës është bërë Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST)i cili do të ndërpresë energjinë elektrike në stacionin e pompimit në Qafë-Mollë, që është burimi kryesor i furnizimit me ujë të Tiranës.
 
Por në një reagim për median OST ja kalon “topin” Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), duke thënë se është duke bërë remont dhe për këtë arsye nuk do të furnizohet stacioni i pompimit.

Në një kohë kur temperaturat arrijnë mbi 40 gradë, qytetarët e Tiranës do të duhet të përballen me ndërprerjen e ujit derisa të normalizohet rikthimi i energjisë në stacionin e Qafë-Mollës.
 
Tiranë prej ditësh është prekur nga ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, aq sa edhe pse në vitin 2015, qytetarët ju rikthyen sërish “radhës”, për të mbushur ujë në zonat që nuk kanë probleme.

Zonat që nuk do të kenë ujë janë: 


Qendra e Tiranes
Komuna e Parisit
Blloku i vilave amerikane
Ambasadat amerikane, italiane, franceze
Zona e Rruges 3 Vellezerit Kondi
Spitali i Sanatoriumit
Zona e Shkozes
Zona e Saukut
Qyteti Studenti
Zona e Tiranes se Re
Zona e ish Bllokut
Birra Tirana
Rruga 3 Deshmoret ne Yzberisht
Kodra e Priftit
Qesaraka
Vilat rezidenciale Dajt
Blloku i godinave shteterore ne Bulevard
Rruga e Elbasanit
 

SHKARKO APP