Jahti i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

Një ndër jahtet më luksoze në botë është ankoruar paraditen e së premtes në Portin e Durrësit.

Bëhet fjalë për “Abeona”-n, jahtin ndihmës të miliarderit Jeff Bezos, themeluesit të Amazon.

I pagëzuar me emrin e Perëndeshës romake, mbrojtëse e fëmijëve dhe udhëtarëve gjatë lundrimeve të gjata, “Abeona” është jahti luksoz, i cili është bregëzuar në Portin e Durrësit ditën e sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lançuar në vitin 2023 nga prestigjozi holandez Damen Yachting, ky jaht karakterizohet nga një superstrukturë alumini rreth 76m dhe gjerësi prej 12 m.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Abeona” lundron nën flamurin e ishujve Kajman dhe ka mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje nga porti francez i La Ciotat në kalatën nr.5 , ku tashmë shërbimet portuale po diversifikohen me një gamë të gjerë operacionale e cila përfshin edhe operacionet e standardeve ndërkombëtare për kategoritë e ndryshme të mjeteve lundruese turistike siç janë jahtet dhe kroçierat”, njoftojnë autoritetet portuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?