“Jam gati ta vras Edi Ramën”, e moshuara nga Elbasani drejt protestës së opozitës kundër qeverisë
Militantët e Sali Berishës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur para kryeministrisë. Një grua nga Elbasani thotë se është gati ta vrasë Edi Ramën.
Protesta e opozitës, zbulohet një prej simbolikave të protestës së 12 nëntorit
“O sa shumë arsye kam or djalë. Varfëri, shtëpiat që u kanë prishur, teatri, fermerët, vjedhjet, shitjet. S’po lënë gjë pa shitur, kur të na shesë edhe ne. Ai është i pafytyrë. Ca ka thënë një grua këtu më jepni nja snajper ta vras vetë. Jam gati ta vras. Halla 20 – 30 vjet burg se nuk do arrij ti bëj. Të heqësh Edi Ramën është triumf. Ai është kriminel, i pashpirt, monstër, gënjeshtar, hajdut. Ai duhet heq patjetër, me çdo kusht”, thotë ajo.
KOHA JONË SONDAZH

