“Jam i gjatë, jam nga Lushnja, çështje personale”, si i shmangen socialistët pyetjes për Allën

Ministrat dhe deputetët socialistë duket se kanë ndjekur rrugën e shefit të tyre, Edi Rama, duke mos komentuar videon e Lefter Allës që merr kokainë. Gazetarja Esiona Konomi, gjithsesi arriti të na sjellë disa opinione dhe reagime në Kryesinë e Kuvendit, ku vihet re sikleti që shfaq nga pyetja Etilda Gjonaj e Mimi Kodheli; Majko e kalon me të qeshur, ndërsa batuta të forta kanë lëshuar Ilir Beqaj i cili largohet me vrap dhe më pas kthehet duke thënë “jam i gjatë, s’më kap kamera”. Akoma më të fortë e ka batutën socialisti Bujar Çela i cili thotë se “jam nga Lushnja, s’di gjë”.

Por nuk mungon as reagimi i Ulsi Manjës, i cili shprehet se “çdo lloj përgjegjësie është indivuale, PS është e qartë që ditën që ka votuar ligjin e dekriminalizimit se nuk mbron askënd”. Ndërsa deputetja e zonës së Dibrës, Almira Xhembulla përpiqet ta mbrojë Allën, duke thënë se ” këto historitë e videove e kanë marrë përgjigjen në gjykatë”. Edhe Rreme Lala e Dibres kërkon ta kalojë “no coment”. Po kështu do keni mundësi të dëgjoni edhe reagimet e deputetëve të opozitës së re, Andi Permeti, Korab Lita, Arben Elezi, Majlinda Halilaj.
Në fund deputetët e majtë e të djathtë janë pyetur për testin e drogës, duke u deklaruar pro ndryshimeve ligjore.

Pyetje: A duhet shkarkuar kryetari i Bashkisë Bulqizë që merr drogë?

Dëgjoni përgjigjet e deputetëve në videon më poshtë:

 

SHKARKO APP