”Jam i pafajshëm”, Ilir Meta: Nuk mbaj përgjegjësi penale për bashkëpunëtorët e mi
Ilir Meta thotë se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkëpunëtorët e tij. ”Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje”, u shpreh Meta në një intervistë për ”A2cnn”. ”Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd, vetëm për Ilir Metën. Sepse mund t’ua sqaroj avokati, përgjegjësia penale është individuale”.
Duke iu referuar Ramës, presidenti i Partisë së Lirisë tha “ne jemi karaktere të ndryshme, ai është karakteri i akrepit, unë jam karakteri i shqiponjës”. Ndër të tjera Meta tha se Rama ka qenë qengj i urtë derisa korruptoi Bashën dhe i mori të gjitha pushtetet.
“Unë e njoh z.Rama, edhe s’dua t’i vë faj, Rama ka qenë qengj i urtë shumë, kur ka qenë ministër, kur ka qenë vartës, biles edhe kur ka qenë kryeministër në koalicion, ai vinte çdo ditë në orën 10:00 te Parlamenti. Derisa korruptoi Lulin dhe i mori të gjitha pushtetet dhe nxori fytyrën e vërtetë, që është në ADN-në e tij. Nuk mund t’i vëmë faj Ramës pse bleu ata që u shitën”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

