”Jam i papunë”, Kastriot Elezi shenjestër e at@ntatit: Nuk e di kush më qëll@i
”Nuk kam konflikte me askënd”, tha Kastriot Elezi që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të një ditë më parë në zonën e ”Don Boskos”, të martën. ”Po pija kafe poshtë shtëpisë me Ronaldon, sikurse bëj pothuajse çdo ditë. Nuk kam asnjë angazhim në ditën time, sepse jam i papunë. Autorët nuk i pashë, nuk di të them kush më ka qëlluar, sepse unë nuk kam konflikte me askënd dhe nuk ruhem. Dal çdo ditë në kafe dhe në rrugë”, është shprehur ai.
45-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm penal. Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në ”Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Aktualisht, policia po ekzaminon makinën e dyshuar të autorëve, që u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes, në zonën e Kamzës, si dhe pistoletën me silenciator për të gjetur të dhëna për autorët. Po ashtu, po kqyren kamerat e sigurisë, që kanë kapur të gjithë ngjarjen.
Elezi nuk është emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë, kryesisht jashtë Shqipërisë. Përveç precedentit të korrupsionit, ai ka edhe një për grabitje dhe arratisje 13 vite më parë. Bëhet fjalë për ngjarjen e muajit Gusht të vitit 2011 në Austri, ku së bashku me një shqiptar tjetër, kryen arratisje spektakolare nga një burg austriak, teksa ishin të ndaluar. Elezi ishte kapur për llogari të Shqipërisë, pasi në atë kohë dyshohej për grabitje.