“Jam i pasur dhe të dua për grua”, shqiptari e ktheu në prostitutë
Portali italian ABR 24 News ka publikuar sot historinë e një shqiptari, i cili mashtroi një marokiene duke e joshur atë se ishte biznesmen dhe e donte për grua, për ta kthyer më pas në prostitutë. Pasi e bindi të ndërmerrte rrugën për në Itali, shqiptari tentoi ta prostituone marokienen në rrugët e Martinsicuros.
Por vajza e vrau frikën duke ia mbathur nga rrjeti i prostitucionit, e gjeti strehë në një në një qendër sociale strehmi. Më pas ajo e kallëzoi shqiptarin, duke bërë që ky i fundit të dalë para drejtësisë e të dënohet me 4 vite burg për veprën penale “tentativë e shfrytëzimit të prostitucionit”.
Mësohet se historia daton që nga viti 2012, kohë kur shqiptari kishte takuar të marokienen duke e bindur se ishte i pasur. Më pas 40-vjeçari kishte ndërmarrë një fluturim për në Marok, ku u martua me të renë në një ceremoni tradicionale.
Menjëherë pas martesës ai u kthye në Itali, me pretendimin se kishte angazhime pune, duke i kërkuar bashkëshortes që të shkonte bashkë me të.
Por sapo mbërriti në Fiumiçino, shqiptari i dorëzoi marokienes një telefon celular, çelsat e apartamentit, e duke i bërë me dije se tashmë do t’i duhej të punonte si prostitutë.


