“Jam keq”, ish-kryekomunari i Bërzhitës kërkon lirinë nga burgu
Ish-kryekomunari i Bërzhitës, Genci Drita kërkon lirinë nga burgu për shkaqe shëndetësore.
Thuhet se ai ka paraqitur një raport mjekësor ku pretendon se është me sëmundje të rëndë në rrugët respiratore dhe aparatin e frymëmarrjes. Por gjithsesi, përpara dhënies së një vendimi gjykata është në pritje të ekspertizës së mjekëve.
Admir Sinamati, Zija Ismaili dhe Fatos Sinani janë tre ekspertët e mjekësisë ligjore të cilët më 6 qershor do të depozitojnë raportin nëse vërtet Genci Drita vuan apo jo nga një sëmundje e rëndë.
Ish-kreu i Bërzhitës është dënuar për korrupsion. Ai u dënua pasi së bashku me ish-përgjegjësin e Taksave në Komunë, Armand Burri, i kanë marrë 4 mijë e 500 euro një shtetasi në këmbim të dhënies së lejes së përdorimit të një hapësire publike në territorin e kësaj njësie vendore.
KOHA JONË SONDAZH

