FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jam kërcënuar nga bandat”, rumuni dënohet 27 muaj burg për kontrabandim të shqiptarëve në Britani

Media britanike “Daily Mail” shkruan historinë e një rumuni, i cili u burgos me 27 muaj burg, pasi tentoi të kontrabandojë shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Mihail Cretu, 23 vjeç, i cili tha se aspironte të bëhej student në Rumani u kap nga policët, teksa kontrabandonte një vajzë 19 vjeçe dhe një djalë 20 vjeç. Këta të fundit ndodheshin në kamionin e tij, në kohën që po kalonte drejt Kanalit Anglez.

Cretu, ndër të tjera ka përdorur si alibi faktin se sipas tij, “kërcënohej vazhdimisht nga ana e bandave”. Rumuni në fund u dënua me mbi 2 vjet burg për dy akuza, njëra prej të cilave për kontrabandim njerëzish. Gjykata e Kurorës në Canterbury tha se Mihail Cretu kishte pranuar të bëhej transportues i shqiptarëve, pasi në këmbim merrte para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata vërtetoi po ashtu se personat që ishin në kamionin e rumunit Cretu kishin urdhra ndalimi për në Britaninë e Madhe. Gjykata ka dëgjuar që Cretu u tha oficerëve të kufirit se ai kishte frikë për jetën e tij, duke thënë: ‘Nëse kthehem në Britani të Madhe do të vritem’.  Avokati mbrojtës i shtetasit nga Rumania Kerry Uaite deklaroi në gjykatë se motivet e veprimit të studentit aspirues ishin thellësisht financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?