Janari nis me një ”dhuratë”, shtohet një datë pushimi nga qeveria
Aktualitet E Hënë, 30 Dhjetor 2024 20:57
Janari 2025 nis me pushime. Këshilli i Ministrave caktoi sot datën 3 janar pushim zyrtar. “Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar tashmë edhe në Fletore Zyrtare. Dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.