Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 22:43 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 3-0 përballë Irlandës në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ky rezultat i lë Dardanët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sulme kibernetike
  • Ukraina
  • Kosova
  • Lindja e Mesme
  • Futboll
  • Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Viti që mund t’i japë fund tranzicionit politik në Shqipëri

Forum E enjte, 2 Janar 2025 17:07
Viti që mund t’i japë fund tranzicionit politik në Shqipëri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Fillimi i vitit 2025 ka potencialin të shkëpusë Shqipërinë nga tranzicioni i saj i gjatë politik, i cili, në një farë mënyre, lidhet me moslargimin e Sali Berishës nga skena politike dhe mbajtjen peng të Partisë Demokratike prej tij.

Zgjedhjet e majit 2025 nuk janë të rëndësishme vetëm për rezultatin e tyre, por për mundësinë që ato të mbyllin këtë periudhë të tejzgjatur tranzicioni politik dhe të çlirojnë opozitën nga kontrolli i Berishës.

E vetmja shenjë e pluralizmit në këto zgjedhje është opozita. Sot kemi së paku katër parti opozitare, të cilat janë të bashkuara nga fakti se nuk janë nën diktatin e Berishës. Po ashtu, një tjetër organizim opozitar, një bashkim i LZHK-së së Dashamir Shehit dhe Enkelejd Alibeajt, qëndron qartazi kundër Berishës.

Lulzim Basha, me ata që kanë mbetur pas tij, edhe pse ende nuk kanë vendosur si do të hyjnë në zgjedhje, dihet që nuk do të bëhen pjesë e skemave të Berishës.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike është praktikisht pa aleatë, ose me disa emra që nuk kanë më parti funksionale, por shërbejnë thjesht si logo për të krijuar idenë e koalicioneve.

Ky pluralizëm opozitar ka bërë hapin e parë duke ndarë berishizmin nga antiberishizmi brenda opozitës. Por, për momentin, berishizmi po mban peng vetëm Partinë Demokratike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në zgjedhjet e 11 majit, çdo analizë e thjeshtë nxjerr fituese Partinë Socialiste, ndërsa partitë e pavarura opozitare do ta thellojnë edhe më tej humbjen e Partisë Demokratike. Në këto rrethana, është e pritshme që 81-vjeçari Sali Berisha të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të vazhdojë të mbajë peng PD-në deri në moshën 85-vjeçare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Proceset gjyqësore ndaj tij, veçanërisht ai më i rëndësishmi për 21 janarin, po afrohen, dhe ai do të përballet seriozisht me drejtësinë. Pasojat e këtyre zhvillimeve mund të sjellin ricopëzimin e grupit parlamentar të PD-së, duke përsëritur skenat e lodhshme të konflikteve të vjetra brenda kësaj partie.

Mund t'ju interesojë

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

Rama-Spiropali/ Pasqyra si indianëve, përjashtimi si Berisha

16 Nëntor 2026, 12:35
Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!

15 Nëntor 2026, 14:19
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

15 Nëntor 2026, 13:26

E kombinuar kjo me problemet ligjore të Sali Berishës dhe familjes së tij, si dhe me statusin e tij si “non grata” në nivel familjar, ekzistojnë të gjitha gjasat që viti 2025 të jetë viti i fundit i dominimit të PD-së nga Berisha. Kjo do t’i hapte rrugë rikthimit të opozitës shqiptare në normalitet dhe krijimit të një lidershipi të ri, që është e vetmja mënyrë për të sfiduar seriozisht pushtetin absolut të socialistëve në Shqipëri.

Me largimin e tij nga skena politike do të ikë edhe pengmarrësi më i madh i demokracisë shqiptare, i cili e ka lidhur fatin e saj me të vetin që nga dhjetori i vitit 1990 dhe duket se nuk ka dëshirë të largohet pa e shkatërruar atë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton
Para 4 orësh

Rikthimi i Jensen Huang në Nvidia: i gatshëm të kthehet, por bordi nuk e shqyrton

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”
Para 4 orësh

Kombëtarja U-21 barazon pa gola me Spanjën U-21 në “Air Albania”

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse
Para 5 orësh

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 5 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 4 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
16 Nëntor 2026, 20:21

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

4 Erjon Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë, ka disa fjalë për protestën: Ndjej dritë, por…
Para 9 orësh

Erjon Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë, ka disa fjalë për protestën: Ndjej dritë, por…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.