FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Janë dhunuar”, Fatjona Mejdini: Policia nuk është e vetëdijshme mbi rolin e gazetarëve në protestë

Gazetarja dhe njëkohësisht koordinatore e ‘Global Initiative’, Fatjona Mejdini u shpreh për Euronews Albania se Policia e Shtetit ende nuk është e vetëdijshme për rolin e gazetarëve në protestë.

Sipas Mejdinit kjo nuk është policia që qytetarët duan.

“Në fakt në protestat e fundit sjellja e Policisë nuk është se ka ndryshuar edhe në protestat e mëparshme qe ne kemi pasur. Thjesht ka konfirmuar faktin që policia shqiptare vijon sot e kësaj dite që të mos jetë e vetëdijshme mbi rolin e gazetarëve në protestë. Ne kemi dy gazetarë që janë ndaluar teksa ishin duke raportuar por edhe janë dhunuar, kjo tregon që policia shqiptare është shumë larg nga ajo që do donim të kishim”, u shpreh gazetarja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Znj. Mejdini ka theksuar më tej se gazetarët gjatë protestave të fundit kanë raportuar në kushte shumë të vështira dhe nuk janë respektuar as nga forcat e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prania e gazetarëve, prania e transparencës së shtuar të gazetarëve në terren sjellin, sigurisht që nuk është një lajm i mirë për Policinë e Shtetit dhe për asnjë autoritet tjetër. Gazetarët do të transmetojnë atë që po ndodh realisht dhe në momentin që policia ushtron dhunë ndaj protestuesve, prania e gazetarëve nuk është shumë e dëshirueshme. Ne duhet të dimë që gjatë këtyre ditëve gazetarët kanë raportuar në kushte shumë të vështira. Ka pasur ujë ndaj tyre, gaz lotsjellës, kanë qenë të rrezikuar nga gurët që hidheshin në drejtim të policisë nga ana e protestuesve. Gazetarët nuk respektohen, por shoqërohen në komisariat”, u shpreh ajo më tej.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?