“Janë kartele që bëjnë presion”, kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve i përgjigjet Braçes: Këto janë shpikje të ti
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i PS Erion Braçe ngriti shqetësimin e çmimit të naftës në vend, duke thënë se është më i shtrenjti në rajon. Shoqatës së Hidrokarbureve ai iu drejtua duke thënë se janë “kartel” që bëjnë presion për çmimin.
Kësaj deklarate i është përgjigjur mbrëmjen e sotme në emisionin Top Story Luigj Aliaj, Kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve. Teksa kërkoi që ta kishte përballë, ai tha se deklarata e Braçes është e pavërtetë, duke kërkuar që prej tij të ketë një kërkim ndjese për etiketimin. “Grupi i parë i goditur janë sipërmarrësit e hidrokarbureve. Kemi fatura dhe risqe. Në këtë fushë kanë licencë me të drejtë importi 254 kompania, nga të cilat janë aktive 60. Gjatë punës ka kompani që marrin më shumë treg, por asnjëherë jo nga favore por nga puna dhe shërbimi. Nuk është e lehtë, ne kemi përgjegjësi para klientëve.
Braçe deklaroi se shoqata është kartel, me vjen keq se nuk e kam përballë, meqë ka tribunë e gjen rast dhe flet herë pas here. Si shoqatë falë presionit të tij kam mbyllur të gjitha rrjetet e shoqatës dhe website… shoqata nuk ka si të jetë kartel. E ftoj publikisht ta vëmë kryetar të bordit të transparencës, të na shpjegojë ku mund të gjejmë naftë me çmime të tjera dhe i kërkojmë falje, përndryshe të na kërkojë falje”, tha ai.
Ndërkohë Braçe i vënë në dijeni për temën e diskutimin në Top Story dhe për prezencën në panel të kreut të Shoqatës, ka dërguar në redaksinë e emisionit një listë me çmimet e naftës në vend dhe rajon. “Këto janë shpikje të Braçes, unë këto nuk i marr vesh… kjo nuk thotë asgjë. Shfaqni dhe tabelën që të kam sjellë unë me çmimin që është në fuqi, këto janë sofizma. Në këtë krizë kompanitë kanë zero fitim. Nuk bëj presion, unë jam ekonomist. Unë thashë me këto çmime do e lini Shqipërinë pa naftë. Nuk e di deri sa mund të shkojë nafta, ka disa variante, varianti më optimist po vazhdoi dhe tre javë lufta, është që të rritet edhe 50 lekë”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

