“Janë vendosur në tokën time”, 57-vjeçari në Dibër pret me motosharrë 6 shtylla elektrike të OSHEE-së

Një 57-vjeçar i cili preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, është arrestuar nga policia.

Në pranga ra D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i cili ka i ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Policia thotë se në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?