Japonia, 3.5 mln euro për ambjentin në Shqipëri

Shkëmbimi i notave verbale për akordimin e grantit Japonez për Shqipërinë

Në 29 Korrik, Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Japonisë për Republikën e Shqipërisë (rezident në Romë) Kazuyoshi UMEMOTO dhe Shkëlqesia e Tij Niko Peleshi-Zëvendës Kryeministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë shkëmbyen notat verbale në lidhje me grantin e bashkëpununimit të akorduar nga Japonia me vlerë 500 Milionë Yen (3.7 Milionë Euro). Ceremonia e firmosjes u zhvillua në Tiranë në zyrat e Këshillit të Ministrave.

Si një vend kandidat i BE që prej vitit 2014, Shqipëria ka planifikuar adaptimin e standardeve europiane të emëtimit të gazit. Granti në fjalë do të mundësojë mjete të prodhuara në Japoni të cilat janë miqësore ndaj ambjentit. Mjetet, të cilat do të jenë për institucionet shqiptare, pritet të kontribuojnë në përshpejtimin e përpjekjeve që Shqipëria po bën për ruajtjen e ambjentit.

SHKARKO APP