Japonia, grante për mbështetjen ndaj Durrësit

Qeveria japoneze do të fillojë një program grantesh si mbështetje për qytetin e Durrësit. Gjithashtu biznesi japonez do të nxitet për të investuar në Durrës dhe për këtë do të ketë hapa konkretë së shpejti.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar një takim me ambasadorin japonez në vendin tonë, Makoto Ito. Ambasadori japonez Ito pasi e ka ururar për detyrën kryebashkiaken Sako ka biseduar me të një sërë temash lidhur me bashkëpunimin midis dy vendeve.

”Durrësi është një qytet mjaft i rëndësishëm. Unë vij e vizitoj shpesh dhe e kam promovuar Durrësin duke ftuar turistët japonezë ta vizitojnë qytetin tuaj. Jam i bindur që do të kemi një bashkëpunim mjaft të mirë ku shumë shpejt do të fillojë një program grantesh si mbështetje e qeverisë japoneze e po kështu shpresojmë që të nxisim edhe biznesin japonez për të investuar në Durrës dhe besoj se për këtë do të kemi hapa konkretë së shpejti”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?