Jashtë Shqipërisë njëlloj si në shtëpi, me “Roam Like Home” nga Telekom Albania

Nuk mund të udhëtoni jashtë Shqipërisë pa pasur me vete Roam Like Home nga Telekom Albania. Ky është një shërbim unik, i cili vjen për herë të parë dhe ekskluzivisht për të gjithë nga Telekom Albania. Me anë të këtij shërbimi, abonentët kanë mundësinë të marrin me vete dhe të përdorin në 34 shtete të gjitha njësitë e paketave që kanë në përdorim në Shqipëri. Përtej këtyre përfitimeve, unike në llojin e tyre, me aktivizimin e shërbimit “Roam Like Home” secili abonent do të përfitojë falas 100 minuta hyrëse dhe SMS hyrëse pa limit gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit.

Për të përfituar nga “Roam Like Home”, të gjithë abonentët me parapagesë duhet më parë të kenë të aktivizuar paketën mujore “JUMP L” ose “JUMP XL”. Për vetëm 700 lekë (përfshirë TVSH), të gjithë minutat, SMS dhe MB të paketave përkatëse do të mund të përdoren njësoj si në Shqipëri. Të gjitha njësitë e komunikimit janë të vlefshme deri në përfundim të paketës mujore. Ndërkohë, të njëjtat përfitime janë parashikuar edhe për abonentët me kontratë, të cilët duhet të kenë në përdorim planin tarifor “SMART L” ose “SMART XL”. Ata mund të aktivizojnë  “Roam Like Home” kur të dëshirojnë për vetëm 700 lekë ose në momentin e lidhjes apo rinovimit të kontratës për 12 ose 24 muaj, për vetëm 500 lekë/muaj. Aktivizimi është tepër i thjeshtë dhe mund të bëhet përmes një SMS me tekst RLH në numrin 142, përmes Easy Menu #100# dhe në të gjithë dyqanet Telekom Albania.

Ky shërbim, i cili më parë ofrohej vetëm për plane biznesi, tashmë ofrohet edhe për abonentët me parapagesë dhe me kontratë individuale. Telekom Albania është e angazhuar të ofrojë shërbime të cilësisë superiore në rrjetin më të mirë, duke i dhënë kuptim të ri rolit të teknologjisë në shoqëri dhe progresit që ajo mbart. Gjithashtu, Telekom Albania ka sjellë në Shqipëri eksperiencat më të mira gjermane nga grupi Deutsche Telekom.

Rreth Telekom Albania

Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim celular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

SHKARKO APP