“Jashtë, spiun”, u përplasën me Bejkon: Më goditën ata që i kam mbajtur me bukë
Pasi u konfrontua fizikisht me përkrahës të Berishës, sekretari i PD-së për pushtetin vendor, Roland Bejko dha një deklaratë për mediat.
Teksa e krahasoi këtë episod me atë çka ka ndodhur në 91-shin, kur organizoi një grevë kundër regjimit të Enver Hoxhës ai akuzoi Berishën se kjo sjellje është produkt i tij.
Më tej ai u shpreh se është befasuar kur ka parë që e qëlloi njeriu që ka mbajtur me bukë.
“Nuk e dija që kishte kaq shumë njerëz, erdha të futëm në seli. Do i drejtohem vetëm Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll këtë ma ka bërë vetëm turma e Enverit. E bëjnë për ata oligarkë të partisë që i kanë shtypur e i kanë mjelur këta. Njerëz që kanë dhënë shumë për PD. Faj ka ai që i ka sjellë këtu, jam befasuar kur pash që më qëlloi njeriu që kam mbajtur me bukë. Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të 91. Ishim dujke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështetës të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë. Ka ardhur turma e enveristëve na ka nxjerrë jashtë kemi që në 90 që luftojmë me këta në krah. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD, që e kanë lënë partinë në këtë situatë.”, tha Bejko.