Java e sipërmarrjes në Shkodër, Benet Beci: Bizneset dhe bashkia, binom i pandarë për zhvillimin e ekonomisë
Java e sipërmarrjes ka mbledhur në Shkodër të gjithë aktorët kryesorë të qeverisë shqiptare, institucioneve financuese, bashkisë Shkodër dhe biznesin. Të pranishmit kanë ndarë vizionin e tyre për zhvillimin e Shkodrës, si qëndër e zhvillimit rajonal të vendit.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në një postim në rrjetin social Facebook lidhur me këtë aktivitet shkruan:
“Java Botërore e Sipërmarrjes na mblodhi në një takim të një niveli të lartë, me një bashkëpunim konkret dhe sinergji të shtuar mes qeverisë dhe bashkisë Shkodër. Me ministret, znj. Delina Ibrahimaj dhe znj. Elisa Spiropali, si edhe me drejtorin e Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, z. Dritan Agolli dhe prefekten, znj. Majlinda Angoni Jubani, u mblodhëm me përfaqësues të biznesit dhe të rinj në hollin e bashkisë Shkodër. Si motor ekonomik i zhvillimit të rajonit, bizneset dhe bashkia janë një binom i pandarë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i mbështetur.”