Java Infermierore në Shqipëri, punonjësit e kujdesit aktivitete më 6-12 Maj

Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Infermierit, vendosi që në kuadrin e 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierit, të shpallë “Javën Infermierore të Shqipëri”, 6-12 Maj 2016.
Ajo do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh në të gjitha rrethet e vendit, të cilat do të kurorëzohen edhe me një darkë festive në 12 Maj në mjediset e Hotel “Tirana International”.
Aty do të shpallet edhe Ekipi më i mirë i vitit në shërbimin spitalor dhe Ekipi më i mirë në shërbimin parësor, i një qendre shëndetësore; të cilët do të vlerësohen me një çertifikatë dhe me një trofe. Sikundër do të shpallet edhe “Infermierja më e mirë e Vitit” dhe “Mamia më e mirë e Vitit në Shqipëri”.
Kujtojmë se Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, si datë i përket në fakt përvjetorit të ditëlindjes së Florence Nightingale, në nder të së cilës, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve e shpalli atë si një datë të shënuar. Një figurë kjo e cila, është një forcë udhëheqëse në fushën e infermierisë, ku arritja e saj më e madhe ishte pikërisht transformimi i Infermieristikës në një profesion të respektueshem për gratë. 
 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?