Java nis me diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 4°C në 15°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 21°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor – Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 16°C.