Java nis me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme

Sot pritet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjitha qarqet e vendit.

Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se në asnjë zonë nuk parashikohen reshje shiu.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten në vlera tipike për këtë periudhë të vitit. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të variojnë nga 7 deri në 16 gradë Celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendet e ulëta, termometri pritet të shënojë nga 4 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta, duke u luhatur nga 1 deri në 13 gradë Celsius. Ndërkohë, era parashikohet të jetë e lehtë deri mesatare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?