Java nis me reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët dhe me reshje herë pas here.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 09°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?