Java nis me reshje në të gjithë territorin dhe ulje temperaturash. Njihuni me parashikimin e motit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë me një intensitet të lartë duke rrezikuar edhe për përmbytje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 10°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.
Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 7 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C.