“Je mbretëresha e zemrës sime”, i fshehur në kuti surprizon live bashkëshorten
Midis historive të trishta që çdo ditë dëgjojmë në media, por jo vetëm, ka edhe nga ato histori që të mbajnë të mbërthyer para ekranit. Këto janë historitë e dashurisë që rrëfehen para shumë njerëzve, janë deklaratat më të ndjera që çdokush duhet të inspirohet për t’u dhuruar njerëzve më të dashur sa më shumë mirësi e dashuri.
Ditën e sotme në emisionin “E diela shqiptare”, Luftari ka treguar para publikut historinë e tij të dashurisë me Shpresën, bashkëshorten e tij.
Ai është dashuruar me Shpresën që në moshën 17-vjeçare, pasi kanë qenë në një lagje e janë rritur bashkë.
Fjalët e Luftarit:
Unë jetoj në Vlorë dhe gjithë jetën time i kam plotësuar të gjitha ato që kam premtuar. E vetmja gjë që ka mbetur pa u plotësuar është kjo e sotmja. Një ditë teksa po pinim kafe dhe kishim malin përpara dhe i kam thënë e di sa shumë do doja të isha në majën e atij mali dhe të thoja të dua shumë po ta dëgjonin shumë njerëz, por nuk e di se si ta bëj.
Ne jemi në një lagje, njihemi që në moshën 13-vjeçare me Shpresën, bashkëshorten time. Ka qenë edhe e keqe si shoqe lagje, nuk të lejonte të flisje ndryshe, të bëje më shumë muhabet. Unë e ngacmoja, por nuk më lejonte, largohej, ikte. Ajo diferenca më bëri që u ngjita shumë me atë, vinim në plazh. Unë isha 22 ajo 17, prindërit mundoheshin të më fejonin.
Unë doja të dilja nga situata, ngaqë e dija që Shpresa nuk do pranonte, sepse më thoshte babi më thuaj kë do dhe unë do dërgoj një njeri atje dhe do ta bëjmë për nuse si lajmësi.
Unë e dija që Shpresa nuk do pranonte, por edhe po të pranonte mua ma kishte qejfi, e doja shumë Shpresën dhe i thashë: “Unë dua Shpresën! “. U duk si çudi, sepse familja ishte e vështirë, ishin fanatik, nuk donin. Vajti njeriu që dërguam tek shtëpia, i thanë është një djalë që të kërkon për nuse, por Shpresa nuk pranonte pa i thënë se kush është, jam e vogël. Pas dy ditësh tha më thoni se kush është ky bukuroshi. Kur i thanë që është Luftari tha mirë do mendohem njëherë se i pëlqeu, pastaj pranoi u fejuam.
Unë kam qenë edhe në emigracion në Greqi, prapë fejesa isha shumë në siklet. Ajo e di që unë kisha lidhje më parë, por isha një njeri komplet ndryshe, pa u fejuar lutesha më sill një nuse të mirë, të kem një familje të mirë. Vjehrri kur u fejuam nuk ma linte vajzën ta merrja xhiro, por i thashë se kur të martohem do e marr dhe do iki larg, e thoja si me shaka, por ashtu ndodhi u martuam të dielën dhe të hënën u nisëm për në Greqi. Kur u ndamë dhe do iknim ai më tha atë që the e bëre.
Jetuam në Greqi për gjashtë vite pa u fejuar. Vija njëherë në dy ose në tre vite, pas fejesës njëherë në dy muaj. Shpresës i bëj shumë dhurata dhe shumë ngacmime, lojëra. Në mëngjes nuk zgjohej të pinte kafe me mua, mora dy tepsi dhe i përplasja që të zgjohej. Kohët e fundit ma ka punuar dhe nuk më vjen mirë, sepse jam unë ai që bëj shaka. Sot kam ardhur të marr hak dhe për premtimin që i bëra që ta dëgjojnë të gjithë do shpreh dashurinë.
Ne ngrihemi në mëngjes, mbarojmë punët e shtëpisë bashkë dhe ikim pimë kafe. Jemi tre meshkuj në shtëpi, dy çunat dhe unë dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit që mamin do e kemi si mbretëreshë. Unë edhe në telefon e kam të regjistruar Mbretëresha ime.”
Luftari dhe Shpresa sot kanë dy djem, dhe marrëdhënia e tyre shkon për mrekulli, por Luftari do që të gjithë ta marrin vesh sesa i dashuruar është me bashkëshorten e vet, ndaj edhe ka zgjedhur ti bëjë surprizë para të gjithëve duke u fshehur në një kuti të madhe dhuratash, për ta bërë edhe më shumë të lumtur.
Surprizës së tij i janë bashkuar edhe dy djemtë e tyre. Luftari ka vënë në sedër shumë burra shqiptarë duke dhënë mesazhin që të jenë më romantikë e të dhurojnë sa më shumë dashuri për bashkëshortet e tyre.

KOHA JONË SONDAZH

