Jehona për Elvis Roshin, NYT: Viktima e parë e ligjit të dekrimianlizimit

“Një kryebashkiak shqiptar ka dhënë dorëheqjen për shkak të dënimit të tij për një sherr në fillim të viteve 1990”. Edhe prestigjiozja “New York Times” i ka kushtuar pak rreshta kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

“Besohet të jetë viktima e parë e një ligji të miratuar 5 muaj më parë për bllokimin e personave me precedentë penalë në poste publike. Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës, tha këtë të martë se jepte dorëheqjen pasi kishte zbuluar se ishte dënuar pas një sherri në një kamp refugjatësh në Itali në moshën 16-vjeçare. Ai tha se nuk ishte dërguar në gjykatë në atë kohë dhe se nuk kishte vuajtuar asnjë dënim” – shkruan NYT.

Gazeta amerikane citon edhe vendimin e KQZ-së që po këtë ditë u ndërpreu mandatin 18 anëtarëve të këshillave bashkiakë. “Ligji që u miratua në mes të dhjetorit u konsiderua kyç në luftën kundër korrupsionit që është bërë pengesë në rrugën e integrimit” – e mbyll NYT.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?