Jehonë në mediat e huaja për shtetin bektashi, vlerësohet ideja e Ramës

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi ka ngjallur interes në mediat e huaja. Në artikujt theksohet se nëse gjithçka shkon sipas planit, shteti bektashian i ngjashëm me Vatikanin do të jetë shteti më i vogël në botë.

Lajmi për krijimin e këtij shteti është publikuar nga prestigjozja ‘The New York Times”, e më pas vetë kryeministri Edi Rama e konfirmoi zyrtarisht nga foltorja e OKB-së.

Ky shtet do të jetë për të promovuar një version tolerant të Islamit dhe traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare. Po ashtu në gazetën e mirënjohur “Hyrjet” bëhet me dije se ky shtet nuk do të ketë tiparet sovrane të tij që janë ushtria, rojet kufitare ose gjykatat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?