“Jemi me ju”, Manastirliu publikon foton e dy mjekëve: Kanë 40 ditë pa parë fëmijët e tyre, kujdesen me përkushtim për të shëruar pacientët me Covid-19
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e dy mjekëve, të cilët shërbejnë në spital për të shëruar pacientët me Covid-19.
Manastirliu shprehet se prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.
“Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm”, thotë Manastirliu.
Postimi i ministres Ogerta Manastirliu:
Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.
Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm??
#Krenare për mjekët!
#JEMIMEJU