Jemi në karantinë? Në Golem nis plazhi (FOTO)

Edhe për këtë të dielë qeveria vendosi izolim, përveç liridaljes për të moshuarit dhe prindërve me fëmijët e vegjël. Dyqanet e farmacitë sot qëndruan mbyllur. Por disa qytetarë i thyen rregullat dhe shijuan rrezet e majit në det.

“Light Studio Agency” ka shkrepur disa foto në Golem ku duken disa vajza që kanë thyer karantinë, e të veshura me rrobat e banjës po marrin rreze dielli.

SHKARKO APP