“Jemi në një Republikë Kryeministrore”, Manjani: Parlamenti s’është vënë kurrë në rolin e përfaqësuesit të sovranit
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani gjatë një interviste mbrëmjen e sotme në emisionin “Ajsberg”, foli në lidhje me ndarjen e tre pushteteve në vendin tonë.
Manjani u shpreh se në vendin tonë nuk ka qenë asnjëherë prezentë ndarja e pushteteve, ndërkohë që shtoi se sot jetojmë në një Republikë Kryeministrore.
“Ndarja e pushteteve nuk ka qenë asnjëherë prezente në këto 30 vite. Për sa kohë që shoqëria shqiptare është nga lart poshtë e politizuar është e vështirë të flitet për ndarje pushtetesh.
Me letra ne i kemi të ndarë pushtete, por përderisa kohë parlamenti nuk është në gjendje që ta shembë qeverinë, këtu nuk flasim më për ndarje pushtetesh. Republika jonë ngjan me një Republikë Kryeministrore. A mund të ketë ndarje pushtetesh me një ‘one man show’. Domethënë parlamenti kurrë nuk u vu në rolin e përfaqësuesit të sovranit. 98% të nismave ligjvënësë që janë ligje në fuqi që kanë ardhur nga qeveria, asgjë nga populli asgjë nga deputetët. Që të tregonin jo vetëm ndarje pushtetesh, por edhe demokracinë. Kushtetuta është një gjë, por realiteti na ka treguar një gjë shumë të hidhur. Shteti organizohet nga tre pushtete legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori. E marrim të mirëqenë se pushtet në letër janë të ndara, por a janë të ndara realisht kjo duhet parë me rezervë. Edhe vetting nuk merret me cilësine e vendimeve, por kush je ti dhe kush jam unë.
Në Shqipëri sot është një Republikë Kryeministrore në raelitetin që ka prodhuar. Ka pasur disa episode që nuk ka qenë kështu, por episode kanë qenë. Në vend që të kërkosh të drejtën në rrugë ligjore, ky krijon “Shqipëria qe duam”, një portal! Duhet të flasë kryeministri që të lëvizë shteti.”- u shpreh ndër të tjera Manjani.