“Jeni me të drejtën e Zotit”, kafja e Monikës me protestuesit jep efektin e parë

“Mos guxoni të afroheni tek shtëpitë e qytetarëve”. Ky kumt në formë paralajmërimi i artikuluar dy ditë më parë nga Monika Kryemadhi, ndoshta u vlerësua nga dikush si retorikë politike.

Por, gjuha e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë që kryetarja e LSI përdori me banorët e Unazës së Re, jo vetëm i dha legjitimitet politik protestës së tyre, por i inkurajoi që të drejtën ta kërkojnë me forcë.

“Kur diktatura bëhet realitet, revolucioni është detyrim”, thotë një shprehje e moçme. E në rastin e banorëve të Unazës së Re shqiptarët panë shembullin më transparent e të qartë të kësaj diktature.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një njoftim gojor banal për të shporrur nga shtëpitë mijëra njerëz që kanë 22 vite që paguajnë taksa. Një projekt korruptiv që i hedh në erë 40 milionë euro të taksapaguesve. Një arrogancë që vetëm banditet me uniformë të Rilindjes mund ta ushtrojnë në këtë formë: gjithmonë nën shembullin e Lartgjatësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

FB_IMG_1542886293021

E gjithe kjo panorame e sjelljes diktatoriale – pati sot nje pergjigje te qarte nga banoret e Tiranes. Sepse ata nuk jane shpellare, zaptues, vagabonde etj. Ata jane qytetare te Tiranes prej dy dekadash.
Vendosja e kryetares se LSI per te qene ne krah te luftes se banoreve, per te qare hallin me ta ne kafe dhe jo me videokonferenca i inkurajoi protestuesit “te zgjohen”.
Mosbindja civile u be fakt sot jo thjesht si zgjedhje politike apo si instrument per fitim pushteti. Mosbindja civile u perfaqesua sot nga prinder te deshperuar qe mbronin shtepine, te ardhmen e femijeve, pra jeten. Dhe per kete ndergjegjesim e reagim ndikoi jo pak vendosmeria e Kryemadhit per t’u bere njesh me protesten: Jeni ne te drejten e Zotit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?