“Jeni qesharakë dhe nuk përfaqësoni askënd!”- Ervin Salianji tallet me Ralf Gjonin
Ish-deputet i Partisë Demokratike, Ervin Saljanji, është tallur me deputetin e ri të ardhur nga lista e LSI-së për Tiranën në Parlament, Ralf Gjoni.
Ndërkohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”.
Menjëherë ka replikuar Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.
“Ju jeni qesharakë dhe nuk përfaqësoni askënd! Merrni rrogën si hallexhinj, shumë pak do tradhtonin për shkak të hallit personal, jeni në të drejtën tuaj por jo për interes publik!”, tha ish-deputeti demokrat në studion e “Open”.
Gjoni i është kthyer, duke e ftuar që të mos bënin replika personale.
KOHA JONË SONDAZH

