Jep dorëheqjen dekani i Fakultetit të Drejtësisë

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Dr. Sokol Mëngjesi është dorëhequr nga posti ku ishte zgjedhur. Lajmin e dorëheqjes e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një letre drejtuar kolegëve të tij.

Mëngjesi shkruan se për arsye krejtësisht personale është duke u larguar nga posti që mbante.

Kush është Sokol Mëngjesi:

Sokol Mëngjesi, prej Shatorit 2020 Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet universitare në vitin 2004, studimet pasuniversitare në vitin 2006 dhe studimet e doktoraturës në vitin 2010, në Universitetin ‘Demokritus’, Thrakë, Greqi.

Ka një përvojë të gjatë në mësimdhënie. Prej vitit 2005 deri në vitin 2008, ka punuar si asistent lektor në Universitetin ‘Demokritus’, Thrakë, Greqi, dhe prej vitit 2010 e në vijim si Profesor në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës.

Titulli akademik ‘Profesor’ në vitin 2016.

Kryetar i Këshillit të Profesorëve në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 2019.

Anëtar i disa bordeve dhe komisioneve të rëndësishme të institucioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Është angazhuar si ekspert në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, të tilla si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Është pjesëmarrës në një sërë projektesh të organizmave e shoqatave vendase dhe të huaja, të tilla si Këshilli i Europës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, etj.

Autor i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi.

SHKARKO APP