Jep dorëheqjen Drejtori i Gjendjes Civile: Bëmë listat më të mira zgjedhore në 30 vite

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se dorëheqjen e parevokueshme nga kjo detyrë.

Për më tepër se 7 vjet në këtë pozicion, Doracaj shprehet se një nga arritjet ishte realizimi i listave më të mira të zgjedhjeve që u certifikuan dhe nga OSBE-ODIHR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më lejoni të ndaj me ju, vendimin tim që pas 7,5 vitesh në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile të largohem nga kjo detyrë me ballin lart dhe plot arritje, të cilat jua dedikoj secilit nga Ju!

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke ju uruar shëndet familjarisht dhe suksese në punën Tuaj, flm nga zemra Edi Ramës edhe ministrit Çuçi që besuan këtë detyrë te unë deri sot! Në 30 vite, së bashku ja dolëm të bëjmë listat më të mira, të certifikuara edhe nga misioni i OSCE/ODHIR!”, shkruan Doracaj në postimin e tij në “Facebook”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?