Jep dorëheqjen gjyqtarja e Krimeve të Rënda

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku është dorëhequr nga detyra. Mësohet se dorëheqja është paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor disa ditë më parë. Në maj 2018, Baku refuzoi kërkesën e prokurorëve për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo u mjaftua vetëm me caktimin e “arrestit në shtëpi”.

SHKARKO APP