Jep dorëheqjen një anëtar, Gjykata Kushtetuese në “ngërç”, nuk merr dot vendime
Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj. Mësohet se Imeraj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, date 22 Mars 2013.
Po me largimin e Imerajt, Gjykata Kushtetuese duket se është në pamundësi për të marrë vendime për shkak se nuk arrin kuorumin e anëtarëve të trupës gjykuese.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese nga 9 anëtarë po funksionon me 6, për shkak të dorëheqjeve te nje viti me pare të anetareve Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo. Ky fakt e ka futur në ngërç institucional, jo vetëm për faktin se Kushtetuta përcakton që trupa gjykuese përbëhen nga 9 anëtarë, por edhe për faktin se pikërisht numri tek (9) i gjykatësve është përcaktuar për të shmangur pikërisht ndarjen e barabartë të votave gjatë vendimarrjes. Konkretisht nëse për një çështje të caktuar Gjykata Kushtetuese, që aktualisht ka 6 anëtarë, do të ndahen në votim 3 me 3, atëhere kjo do të rrezikojë jo vetëm vendimarrjen, por do të thellojë akoma më shumë ngërçin institucional, qoftë dhe në raport me zbatimin e ligjit themeltar të shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

