Jepet dënimi. Qeni i hante këpucët, xhaxhai ther me thikë nipin

Gjykata e Krimeve të rënda ka dënuar ditën e djeshme me 30 vite burg 63-vjeçarin Bujar Kuçi.

Ky i fundit, shtatorin e kaluar, vrau me thikë nipin 33- vjeçar në qytetin e Shkodrës.

Mirsad Kuçi, baba i tre fëmijëve, u qëllua disa herë me thikë nga xhaxhai i tij, pas një konflikti të ashpër.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë skena është regjistruar në kuzhinën e banesës së 33 vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrëfimin përpara gjykatës, 63- vjeçari ka treguar se gjithçka nisi për një qen.

Ai ka pretenduar gjithashtu se dhunohej nga vëllai dhe nipi, të cilin e ka quajtur dhe jo normal.

Bujar Kuçi tha:

Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”

Përsa i përket marrëdhënieve me nipin, 63- vjeçari u shpreh se nuk kishin pasur sherr asnjëherë, ndërsa me të vëllanë nuk flisnin për çështje pune.

Autori i ngjarjes ka përfshirë edhe bashkëshorten e tij në këtë histori, duke thënë se ishte dhunuar rëndë nga nipi dhe i vëllai.

Ndër të tjera 63- vjeçari ka shtuar se vrasjen e bëri për vetëmbrojtje, pasi situata kishte arritur në një pikë kritike.

63-vjeçari u shpreh:

Po më dhunonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një thikë në kuzhinë dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojtje, pasi kishte arritur në atë pikë ku ‘ose ai, ose unë’, ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke më ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë”

Bujar Kuçi vazhdon më tej, duke treguar se në momentin e sherrit gruaja e tij sapo kishte ardhur nga puna por nuk është lejuar të futet brenda nga Faiku.

Në fund të dëshmisë së tij, 63-vjeçari ka pranuar autorësinë e vrasjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?