Jepet vendimi për djalin që vrau dhe groposi 34-vjeçarin në Fushë Krujë

Është lënë në arrest me burg Hysni Ramaj, i riu që akuzohet për vrasjen dhe më pas groposjen e 34-vjeçarit Kejsi Hysa.

Trupi i pajetë i Hysës u gjet ditën e shtunë pranë varrezave në Nikël të Fushë Krujës.

Ramaj akuzohet se ishte takuar me të ndjerin ditën e ngjarjes, ku kanë patur një debat të fortë lidhur me një borxh që ai i kishte viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se në gjaknxehtësi e sipër, Ramaj e ka vrarë 34-vjeçarin dhe më pas e ka groposur në varrezat e fshatit Shelqet në Nikël.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet paraprake rezulton se viktima jepte para me fajde. I dyshuari i kishte marrë një shumë të konsiderueshme dhe nuk kishte arritur që t’ia shlyente.

Gjatë marrjes në pyetje, ai tha:

E vrava, përpara se të na vriste. Kërkonte paratë, por unë nuk i kisha”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?