“Jepi, fryji fryji….Je me 0.56 mg/l alkol, do të shoqërohesh për në komisariat”

Policia e Tiranës i ka zënë pritë gjatë natës, drejtuesve të makinave në Unazën e Madhe për përdorimin e alkolit. Nje automjet “Porche Panamera GTS” u konstatua duke bërë garë me shpejtësi dhe pasi u ndoq nga Policia Rrugore dhe u kap në Sauk, rezultoi se drejtuesi i tij R.M  kishte pirë alkol: në testin e parë rezultoi me 0.34 mg/l, në të dytin me 0.27 mg/l.

18 Leje Drejtimi u pezulluan deri në mëngjes per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 6  drejtues mjetesh u arrestuan në gjendje të dehur. Një prej tyre, në rrugën “Selim Brahja”, me iniciale R.TH, rezultoi me alkol në masën 0.86 mg/l dhe 0.56 mg/l në tetsin e dytë.

Në rrugën “Selim Brahja”, M.H u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën 0.88 mg/l dhe 0.79 mg/l në testin e dytë e po aty edhe shtetasi T.M  që rezultoi me 0.65 mg/l dhe 0.57 mg/l në dy testet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?